Haradinaj: Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare

E publikuar: 16/12/2023 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve të talentuar.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e organizimit të “Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos Prishtina 2023”.

“Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend. Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë. Sot përjetova një emocion të veçantë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend, ‘Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Prishtina 2023’, ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se sukseset e xhudistëve janë pasuri kombëtare.

“Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare, dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij. Mirënjohje Federatës së Xhudos së Kosovës në krye me Agron Kukën, për organizimin e shkëlqyer!”, shkroi Haradinaj