Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur urimet më të përzemërta për homologun e ri nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të jashtëm të këtij shteti.
“Kënaqësia është edhe më e madhe, në këtë moment historik, kur një shqiptar emërohet për herë të parë Ministër i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.
Ndërsa ka shtuar se ka besimin e madh se tre ministra të Jashtëm shqiptarë në rajon, do bëhemi forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, dhe zë i fuqishëm i të vërtetës së shqiptarëve ndër shekuj. Pres me padurim të fillojmë bashkëpunimin tonë dhe të avancojmë vizionin e përbashkët Euro-Atlantik. Urime!”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.