Haradinaj: S’po dëshirojmë t’i ikim të vërtetës

E publikuar: 03/10/2017 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se rasti i ministrit Nenad Rikallos nuk do të thotë se ne do t’i ikim të vërtetës të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Fjalimi i plotë:

Diskutimi për ministrin Rikallo po zgjerohet edhe në aspekte tjera. Nëse muj mi dhanë disa sqarime për tragjiken. Historia jonë është tragjike, por ne kemi qenë viktimë me Serbinë. E vërteta është se kemi qenë viktimë dhe nuk besojë se dikujt i ka shku mendja me balancimin për këtë.

Qeverisja dhe marrja e vendimeve në qeveri kuptohet se jo gjithmonë e ka shumicën. Ka raste që abstenojnë dhe votojnë kundër. E vërteta është shërim por në etapën ku jemi sot dhe kërkesat që vijnë për interpelancë janë diçka e rregullt. Ajo çfarë unë e tërhoqa vërejtën që ne mos të kryejmë detyrën e tjetër kujt. Për këtë arsye mbajë ato qëndrimet që pata.

Ministri Rikallo nuk është për herë të pari në media. Disa dyshime për inicimin e këtij rasti është që ne nuk po dëshirojmë me i ik të vërtetës. Betimi i qeverisë kur është dhënë është dhënë në këtë sallë, me këtë kushtetutë. Pos atij betimi, besoni se nuk kam marrëveshje tjetër.