Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosmenaxhim të krizës ekonomike.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qeveria duhe të rrisë pensionet dhe jo subvencionojë me të holla.
“Shteti nuk mbahet me “vitra”. Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet”.
“Shteti nuk mbahet me “vitra”, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”,ka thënë Haradinaj,