Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu

E publikuar: 20/06/2023 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka falenderuar të gjithë ata që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira. “Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu”.

“Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka thënë Haradinaj.