Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, tha se duhet reflektuar mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.
“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!”, ka shkruar Haradinaj, derisa pati edhe kritika ndaj pushtetit në lidhje me gazetarët.
“Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre! Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë”.