Haradinaj shpreh zotim për avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë

E publikuar: 26/09/2017 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Ambasadori Sjaastad e uroi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke i ofruar bashkëpunim për avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu zotimin e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Kryeministri vuri në dukje shpresat që ka nga Bashkimi Evropian për Kosovën, duke u përqendruar në fushën e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit, në energjetikë dhe në kujdesin shëndetësor.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se shteti i Norvegjisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet.