Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i vjen keq për ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke i quajtur shokuese zhvillimet e fundit në këtë vend.
Në një prononcim për radio Dukagjinin ai tha se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë në historinë e re se që janë aktualisht. Ai tha se Shqipëria është në NATO, Kosova e pavarur, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kanë ecur para, por janë disa ngecje atje që hetohen.
Ai shprehu besimin që shqiptarët në Maqedoni të jenë të bashkuar për t’i zbatuar të drejtat e tyre legjitime për barazi.
Haradinaj nuk deshi të flasë më shumë për këto ngjarje, por i quajti shokuese lajmet për gjendjen në Maqedoni dhe tha se i vjen keq për humbjen e njerëzve