Haradinaj: Rita është ylli i Kosovës

E publikuar: 17/02/2018 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me këngëtarën shqiptare Rita Orën, ka thënë që ndihet shumë i lumtur që ajo është prezentë në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Pas konferencës për medie, këngëtarja shkoi në takim te Haradinaj i cili e priti atë dhe i dhuroi një hartë të Kosovës./rtklive/

Postimi i plotë i Haradinaj

“Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore, Rita Ora, dhe ta falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora!

RH”