Haradinaj reagon ashpër për gjobat ndaj qytetarëve: A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë, çka iu keni gjujtë në qafë këtij populli

E publikuar: 02/09/2021 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër për gjobat që po u shqiptohen qytetarëve që thyejnë masat anti-COVID.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz, e jo si u gjobitën dhe u dënuan.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka vazhduar me inspektimin nëpër tërë territorin e Kosovës, për të parë se sa po respektohen masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 4263 gjoba në bazë të ligjit COVID-19. Duke marrë parasysh që shumica e këtyre gjobave janë shqiptuar për mos mbajtje të maskës, ku dënimi sipas ligjit për mos mbajtje të maskës është 35 euro.

Ky është postimi i plotë i Haradinaj:

A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbritë në tokë ndonjëherë!

Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan.

Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!

RH