Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për punën e Qeverisë. Ai ka vazhduar me kritika të ashpra për qeverisjen Mustafa- Thaçi.
Haradinaj ka vlerësuar se kjo qeveri nuk po bënë asgjë për qytetarët e Kosovës.
“Qeverisë nuk po ia sheh hajrin as Drenica, e as kërkush tjetër”, ka thënë Haradinaj, në emisonin “Rrokum Roll”, transmeton gazetablic.com
Përveç kësaj, Haradinaj e ka përgënjeshtruar edhe qendrimin e Kryeministrit Mustafa, i cili ka deklaruar se qytetarët nuk janë të informuar me peticionin e opozitës, duke pohuar se qytetarët janë në dijeni, për gjendjen në vend. (Gazeta Blic)