Haradinaj: Qeveria Kurti është mashtrim, vendimi i ZRRE-së duhet të pezullohet

E publikuar: 09/02/2022 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.Ai ka thënë se edhe pse vendimi është marrë për tarifat e reja të energjisë elektrike është mirë të diskutohet për to.Në seancën e sotme të Kuvendit, debat i thirrur nga AAK-ja për të diskutuar lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike, Haradinaj tha se kjo Qeveri është mashtrim.“Qeveria Kurti është mashtrim.

Nuk pres prej juve deputetëve të VV me pranu. Në vazhdimësi e dëgjojmë Kurtin duke thënë po më shpërthejnë minat e kurdisura të Qeverive të kaluara. Ai ka kërkuar votën me nxjerrë popullin nga mina të kurdisura. Ky njeri po i shkel ato mina. Ky e ka ditë kush ka qeverise me Kosovën.

Pse po ngritën çmimet tash në verë gati. Ku e keni liberalizimin”, ka thënë Haradinaj.“Është mirë të bëhet thirrje që vendimi i ZRRE që të pezullohet… besoj se ka hapësirë për një veprim të tillë”, shtoi Haradinaj.