Kryetari i AAK-së dhe njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se lajmi për vdekjen e gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi ishte shumë i dhimbshëm.
“Kontributi i tij ndër vite në skenen mediale e politike të Kosovës, sigurisht që ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Veç atij i kishte hije fjala “vertikalisht në këmbë”! Prehu në paqe Qani Mehmedi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Gazetari, publicisti dhe redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Qani Mehmedi ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.

















