Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se ka qëndruar në hotelin “Carlton” në Sant Moritz të Zvicrës, por që sipas tij, nuk e ka shpenzuar shumën të cilën mediat e kanë bërë publike.
Haradinaj në emisionin Argument Plus, të RTV 21, ka thënë se ka shpenzuar 7 mijë euro për 4 ditë sa ka qëndruar atje.
“Tre net kam qëndruar. Katër ditë i ka ra dhe 7 mijë euro kam paguar. Boll shtrenjtë”,tha ai.
Kryeministri i Kosovës më tej ka theksuar se në Zvicër shkon shpesh pasi që sipas tij, atje ka jetuar për 10 vite.

















