Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje grave të Opozitës që të marrin pjesë në protestën e nesërme.
”Ju duhet të merrni pjesë patjetër në këtë protestë duke marrë parasysh gjendjen e gruas në Kosovë” ka shtuar ai.
Haradinaj këto komente i bëri gjatë një tubimi mobilizues me opozitaret me ç`rast komentoi edhe arrestimet e fundit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
Sipas liderit të AAK-së,këto arrestime koincidojnë me 24 orëshin e fundit të afrimit të protestës së 17 shkurtit, njofton Klan Kosova.
Ai njëherit garantoi se protesta e nesërme do të jetë e qetë dhe paqësore.


















