Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe sot vazhdoi takimet zyrtare. Ai ka pritur përfaqësuesit e banorëve të fshatit Hade, me të cilët bisedoi për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes që e kishte arritur në fillim të mandatit të tij si kryeministër.
Kryeministri Haradinaj edhe një herë shprehu përkushtimin e tij, që procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade të përmbyllet me sukses të plotë.
Përfaqësuesit e banorëve të Hades e kanë përgëzuar kryeministrin për rëndësinë që po i jep këtij procesi të interesit të përgjithshëm.