Haradinaj ka thënë se në takim me kryediplomatin shqiptar ka vlerësuar angazhimin që Shqipëria ka dhënë në mbështetje të Kosovës.
Mirëprita sot në selinë e Aleancës, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani me bashkëpunëtorë. Në takim vlerësova angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Republikës së Kosovës, në shumë çështje të rëndësishme. Projekti i hekurudhës i inicuar në qeverinë tonë, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se roli i Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është tejet i rëndësishëm.
“Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve”.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i yni si shtet, si garancë për më shumë stabilitet në rajon e botë. Krahas mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë në krye me SHBA-të, roli i Shqipërisë është tejet i rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi por edhe në proceset e tjera euro-integruese të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

















