Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi të takimeve që ai ka pasur dje në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ai ka thënë se “kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë”.
“Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe! Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde!”