Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga shteti Barbados.
Ai ka ka uruar qytetarët për njohjen e Kosovës nga Barbados, ndërsa ka falënderuar këtë të fundit.
“Faleminderit Barbados për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, në vigjilje të përvjetorit jubilar të pavarësisë”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkohë, lajmin për një njohje të re të shtetit të Kosovës e dha pak më parë, zëvendëskryministri Behgjet Pacolli. Ai në rrjete sociale ka publikuar letrën e njohjes nga shteti Barbados.
Ndryshe, Barbados është shteti i 116 që e njeh Kosovën /GazetaExpress/
















