Qeveria e Kosovës ka proklamiar rritje ekonomike dhe investime. Madje gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video ku ka akuzuar bizneset duke thënë se kanë qenë të lidhura me qeveritë e kaluara.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ku tha se nuk kanrritje ekonomike vetëm se ma rritje të importit të mallrave nga Serbia.
“Faktet janë kokëforta! Rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1% e jo siç e projektuat ju 10.5%. Inflacioni, poashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1%. Kjo i bjen se fuqia blerëse e qytetarit të Kosovës, është përgjysmuar. S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin e Pagave! E ka bllokuar edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç ishte “Kosova e Re” dhe gazsjellësi amerikan, me arsyetime qesharake, se megavati prej 80 eurove i dukej i shtrenjtë, e sot, çmimi i tij pothuajse është dhjetfishuar. Nga 706 milionë të planifikuara me buxhetin e shtetit për investime kapitale, janë realizuar vetëm një e dhjeta e tyre. Në çdo sferë ekonomike e sociale ka rënie drastike. Rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia. Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 % më shumë nga viti paraprak. Prandaj deklaratat për rritje ekonomike, pa fakte, janë ofendim për një vend e për një popull të tërë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.