Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova

E publikuar: 21/03/2024 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova ndonjëherë, raporton Ekonomia Online.

“Kurti veçse është në fund të mandatit të vet, e ka kryer mandatin, tani e tutje është çështje e dakordimeve se si do rrjedh procesi. Do mbahet mend për një qeveri e cila jo vetëm që cila jo vetëm që si ka sjell suksese Kosovës por ka bërë kthim mbrapa në çështje shumë serioze, përfshirë nga siguria, aleatët tonë çshtjet ekonomike”.

Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

“Mendoj se është qeveria më e korruptuar që ka pasur ndonjë herë Kosova këtë ua them me kujdes, asnjëherë në historinë e Kosovës s ka pasur qeveri që ka pasur kontrata një burimore, pra numrat flasin, matematikë është kjo”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj tha se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.