Haradinaj për pagat: Shteti është shtet, ka shpenzime dhe obligime

E publikuar: 01/03/2018 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po mbahet interpelanca për rritjen e pagave për kabinetin qeverisës, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë që do të kishte qenë më mirë që energjia e deputetëve të shpenzohej ne sjelljen e projekteve të reja që do t’i sillnin të ardhura Kosovës, sesa në kritikimin e vendimeve të Qeverisë.

Haradinaj shtoi se qytetarët e Kosovës e dijnë se edhe deputetët e Kosovës marrin meditje dhe shuma parash, për të cilat po kritikohet dhe flitet aq shumë, raporton lajmi.net.

“Kur flasim për skemën sociale dhe kategoritë sociale e mirëpres Vetëvendosjen dhe Nismën sepse janë parti të krahut të majtë, por habitem me disa të tjerë. Shumicën e kohës kjo temë fokusohet në kursimin e parasë publike dhe kjo është në rregull, mendoj që energjia e deputetëve kish me qenë ma e vleshme me shku me projekte të reja që sjellin të ardhura për vendin, kjo është dicka hipokrite, janë gjëra që i di populli për meditjet e deputetëve. Po mundohem të punoj për të krijuar vlerë të re në vend, shteti është shtet ka shpenzime, obligime, jep paga edhe në të zezën, por gjithsesi duhet të shihen mënyrat për racionalitet në shpenzime” tha Haradinaj.