Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke paraqitur mocionin e interpelancës për zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, tha se kjo gjë nuk kemi të bëjë asgjë për vota, siç është thënë nga qeveritarët.
Haradinaj tha se Kosova dhe Mali i zi i kanë pasur kufijtë e vet të demarkuar në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shënuar.
“Problemi mund të ketë ndodh nga Marrëveshja e Kumanovës. Korrigjimi i këtij gabimi është i nevojshëm. Nëse Qeveria është e pafuqishme ndaj marrëveshjes së Kumanovës, kanë mundësi të adresojnë me NATO-në”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se ata nuk po i kërkojnë qeverisë së vendit asgjë tjetër, veç ta kthej vijën në vend të vet.
Haradinaj iu ka drejtuar PDK-së duke iu thënë se kanë udhëhequr me Qeverinë prej vitit 2008 dhe nuk e kanë korrigjuar këtë pjesë, prandaj ta bëjnë tash.
Derisa ka kërkuar nga LDK-ja që të mos pajtohen me këtë gjendje.