Haradinaj për djegien e flamurit grek në Prishtinë: Nuk bënë pjesë e traditës shqiptarëve

E publikuar: 28/08/2020 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar për djegien e flamurit grek në Prishtinë.

Haradinaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka thënë se djegia e flamurit grek apo cilido flamur tjetër nuk është pjesë e traditës së shqiptarëve.

“Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak. Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tonë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështjetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët”, ka shkruar Haradinaj.