Zyrtari i lartë i “Vetëvendosjes”, Boiken Abazi, përmes dy postimeve në Facebook, ka fyer dje ata që shprehin dashurinë ndaj Kosovës, përmes një vargu të poezisë së poetit të madh, Ali Podrimja, “Unë, biri yt Kosovë”.
Ndaj deklaratave të Abazit, ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Ai në emisionin InfoBoxh të RTV Dukagjinit, ka thënë se është djalë i Kosovës, me babën shqiptar, ndërsa vlerësimet e Abazit i sheh si veprime personale.