Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot në takim me Presidentin Hashim Thaçi ka shpalosur e tij dhe të partisë se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror forcohet Kosova përballë Serbisë.
“Poashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgatitjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë”.
“Etapa e protagonizmave individual ka marrë fund. Tani është koha e unitetit e bashkimit rreth Kosovës”.
















