Kryetari në dorëheqje i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mospjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë një shije e keqe, raporton Ekonomia Online.
“Një shije e keqe ishte mospjesëmarrja e Vetëvendosjes me partnerët e saj qeverisë, kuptohet edhe Lista Serbe mungoi në takim. Është fyerje për vendin që Vetëvendosje nuk ishte. Kurtit iu kanë përgjigj në takime të gijithë kryetarët e partive opozitares, mos-ardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është tallje, hajgare. Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj VV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellur vendit. Është dashur të vinë. Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës””, tha ai pas takimit me Osmanin ku u mbledhën për diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.
Haradinaj tha se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione, por mund të ketë edhe datë tjetër.
“Në opsion janë datat 5, 12 dhe 19 prill, mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, varësisht prej zhvillimeve. Ne nuk kemi një datë të preferuar, sepse tash jemi në auto pilot. Ne i respektojmë cilëndo datë”, tha Haradinaj.


















