Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, dhe Ambasadorin Jeffrey Hovenier. Takimi është zhvilluar në objektin e Ambasadës së ShBA’së në Prishtinë.
Pas takimit, Haradinaj ka deklaruar se mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon “përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria”.
“E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ardian Gjini e Besnik Tahiri.
Kasanof do të takohet edhe me liderët tjerë opozitarë.