Sot shënohet 25-të vjetori i Masakrës së Reçakut. E sot në këtë vend ka qëndruar edhe kryeatari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj është shprehur se para 25 vitesh një akt ç’njerëzor tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri perëndimin të mobilizohej.
‘’Para 25 vitesh, një akt ç’njerëzor tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të tërë.Masakra e Reçakut, mbetet simboli i krimit gjenocidal që aparatura shtetrore ushtarake serbe kreu në Kosovë. Ajo bëri kthesën e madhe historike duke prekur thellë në ndërgjegjjen e kombeve të fuqishme për të lëvizur me NATO-n në krye me ShBA-të.Sot, në nderim martirëve të kësaj masakre, kam bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.Me respekt të thellë do të kujtojmë gjithmonë ata që me flijimin e tyre u bënë themelet e lirisë sonë!’’, ka shkruar Haradinaj.
Më tutje ai ka thënë se është falendërues ambasadorti Wallker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit.

















