Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar vendimin e opozitës për braktisjen e Kuvendit.
“Dalja nga Parlamenti është për kohë të pacaktuar,me qëllim të shkuarjes në zgjedhje.Nuk do të thotë që deputetët e Opozitës nuk kanë më mandat si deputet,” ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova pas takimit që ka pasur me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Më tej i pari i AAK-së ka treguar për vendimin e partisë së tij dhe të Opozitës për hapat e mëtutjeshme.
Aleanca e ka marrë vetë propozim vendimin për t’u larguar nga Parlamenti
“Opozita ka vendosur që të gjithë të largohen nga Parlamenti. Do vazhdojmë të rrisim presionin në forma të ndryshme për të shkuar vendi në zgjedhje, s’ka rrugë tjetër”, ka përfunduar Haradinaj.