Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë e ka ardhur koha që fëmijëve tu jepet buzëqeshja dhe lumturia që meritojnë, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Të nderuar Qytetarë të Republikës!
Prindër të dashur!
Ka ardhë koha që fëmijëve tanë t’ua japim buzëqeshjen dhe lumturinë që e meritojnë.
E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët. Por do të bëjmë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmosharëve të tyre në Evropë.
Ky është zotimi im në ditën e fëmijëve!