Haradinaj: Nuk pata qëllim të ofendoj askënd

E publikuar: 08/09/2015 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dyshja politike Mustafa-Thaçi me veprimet e tyre po e rrezikojne shtetin dhe tokën e Kosovës.
Ata kanë angazhuar kriminelë ordinerë institucionalë në zbatimin e politikave të tyre që s’kanë si të jenë në interes të qytetarit, dhe përballë provokimeve të tyre, ndonjëherë është e pamundur që të ruhet qetësia.
Cilësimi që i kam bërë sot Murat Mehës në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, s’ka të bëjë me fjalor diskriminues ndaj asnjë kategorie njerëzore, e as ndaj komunitetit LGBT.
Ajo që kam thënë ka të bëjë vetëm me karakterin e kryetarit të Komisionit për Demarkacion, por nëse dikush është ndier i fyer me këtë fjalë, u kërkoj falje publike.

Sinqerisht,

Ramush Haradinaj