Haradinaj: Nuk na pëlqejnë protestat që jemi të detyruar t’i bëjmë

E publikuar: 26/11/2015 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa ka folur në emër të opozitës së bashkuar, ka shprehur bindjen se as atyre nuk u pëlqejnë metodat e protestave të tyre. Por thotë se janë të detyruar t’i bëjnë ato.

Haradinaj: Duhet kërkuar përgjegjësitë për demarkacionin e gabuar

Ai kërkoi shkarkimin e Komisionit për Demarkacion, decidivisht. Për Haradinajn ka shumë ekspertë vendorë që mund të ndihmojnë në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka përmendur edhe deputetin e LDK-së, Shpëtim Bulliqi, duke shtuar se ekpertët mund të jenë të secilës parti, dhe se nuk e shtrojnë çështjen në këtë rrafsh, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se duhet kërkuar përgjegjësit për demarkacionin e gabuar, sipas tij, dhe se sipas gjasave është kryeministri Mustafa dhe zv/kryeministri Thaçi.

“Ne nuk mburremi me metodat tona protestuese, nuk na pëlqejnë. Por po na duhet të bëjmë këso veprime. Chka do të thotë kjo. Chka do që kemi bërë nuk janë veprime që na pëlqejnë. Ne i kemi 30 e dichka deputetë e në anën tjetër janë dy të tretat. Mustafa e Thaçi kanë bërë dy marrëveshje të dëmshme, por i detyrojnë deputetët e partive të tyre që t’i përkrahin”, ka shprehur bindjen Haradinaj.

Këtë ai e ka dhënë edhe si përgjigje ndaj veprimit të mëhershëm të deputetit nga radhët e partisë së tij, Lahi Brahimaj, që tentoi t’ia heq maskën një polici të Kosovës.

Ai ka thënë se këto Marrëveshje duhet të ndalen, e nëse dikush ka ndonjë mënyrë tjetër se si duhet të ndalen këto Marrëveshje le të propozojë.

Në anën tjetër, Haradinaj kur ka folur për manifestimin e 28 Nëntorit, ka thënë se të gjitha dimensionet e kësaj ngjarje janë paqësore me karakter festiv, me porosi politike që kanë për qëllim të kundërshtojnë këto dy marrëveshje të dëmshme.
“Prandaj jo vetëm që i thërrasim njerëzit që aty të vijnë me familje, por jemi të përcaktuar se ky do të jetë një manifestim me karakter paqësor me porosi politike”, ka thënë Haradinaj.