Haradinaj: Nuk mund të thotë Isa se po ma ngucin shtëpinë, kur ai nguc shtetin

E publikuar: 11/03/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, tha se kryeministri Isa Mustafa nuk mund të ankohet se po ia sulmojnë shtëpinë me Molotov, kur ai, siç tha Haradinaj “po e nguc shtetin e Kosovës”.

“Nuk mundet Isa Mustafa të thotë se po ma ngucin shtëpinë, kur ai po ma nguc shtetin. Bashkësia e komunave serbe po ma nguc shtetin, për të cilin kemi luftu dhe vdekë”, tha Haradinaj në transmetuesin publik, teksa ripërsëriti edhe njëherë se opozita do të jetë e bashkuar edhe në protestën e 26 marsit deri në rrëzimin e kësaj Qeverie jokushtetuese, siç e quajti ai.

“Gjithsesi. Ne do të vazhdojmë së bashku, dhe jo vetëm më 26 mars”, thkesoi Haradinaj, transmeton kp.

Ndërkaq, duke përmendur reagimin e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të atëhershëm në protestën paqësore të 17 shkurtit, ai tha se Thaçi dhe Haradinaj hidhërohen kur protestat kalojnë pa incidente.

“Ata idhnohen pse dikush nuk gjujti diçka. E patë në protestën e 17 shkurtit, në vend se t’i falënderojnë 100 mijë qytetarë që protestuan dhe respektuan Ditën e Pavarësisë, ata u idhnuan”, vazhdoi tutje.

Sipas Haradinaj, Kosova nuk mund të vazhdojë më kështu dhe mbajtësit e pushtetit nuk mund të reagojnë më këtë arrogancë ndaj opozitës dhe qytetarëve.

Haradinaj arsyetoi veprimet opozitare brenda Kuvendit të Kosovës dhe hedhjen e gazit, pasi sipas tij koncesionet që po i bën Qeveria ndaj Serbisë dhe Malit të Zi janë shumë të vogla krahasuar me këto të fundit.

I pari i AAK-së akuzoi Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën se para vetes kanë vendosur agjendat personal përpara atyre shtetërore.

“Kosova nuk ka kryeministër. E dini sa kontrovers është. E patë siç e mori në qafë shtetin e vet e partinë e vet”, theksoi Haradinaj.

Sipas tij, Mustafa synon që të mbijetojë edhe ndonjë ditë në pushtet, pasi fundi i tij është afër.