Haradinaj: Nuk do të lejojmë të bëhen dy Kosova

E publikuar: 21/11/2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ironi e ka nisur fjalimin e tij para militantëve të partive opozitarë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Albin a je këtu. Ndoshta Albini është po nuk po e shohim, e Donika është në pushim pak”, ka thënë Haradinaj.

“Jemi bashkuar për këtë që po ndodh dhe e dini pse jemi këtu. Kemi një mision të vështirë, në vendin që është nisë të jetë i pavarur. Para luftëa deshën të na e marrin autonominë dhe kemi filluar rezistencën. Edhe pasluftës deshën të na japin më pak se pavarësi, por ne kemi qëndruar stoikë dhe tash e kemi Republikën e pavarur me Ahtisaarin në mes”, ka thënë Haradinaj, raporton gazetari i Koha.netit nga Salla e Kuqe, ku po mbahet tubimi.

Haradinaj ka thënë se “ndërkombëtarët na ofruan që Serbinë ta fusim brenda”
“Unë kam qenë ndër ata që u kanë thënë JO, në Kosovë nuk duhet të jenë dy zot shtëpie. Vetëm ne. Tash i kemi dy Kosova, atë të 17 shkurtit dhe atë të Zajdenicës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, Mustafa e Thaçi nuk janë të pavetëdijshëm.
“Por ne jemi në detyrë t’i ndalim dy Kosova, që ata dy po i krijojnë, duke përdorur edhe policinë, AKI-në, gjyqësorin e administratën kundër opozitës”, ka thënë ai.