Haradinaj: Nuk bëjmë kësaj radhe koalicione, vetëm me një listë të përbashkët të opozitës

E publikuar: 20/11/2025 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të qartë se partia e tij nuk do të hyjë në koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Haradinaj tha se i vetmi rast në të cilin mund të bëhej një përjashtim do të ishte një listë e përbashkët me të gjitha partitë opozitare.

“Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, ka thënë Haradinaj në KlanKosova.