Haradinaj ngushëllon familjen e ish-komandant “Gurit”

E publikuar: 13/03/2018 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Komandant “Gurit”, Jetullah Qarrit, i cili ndërroi jetë gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”. Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, ngushëllime të sinqerta.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.