Haradinaj: Ngecjet me MSA po e pengojnë aplikimin për statusin e kandidatit në BE

E publikuar: 28/08/2018 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, tha se deri në fund të shtatorit presin ta përfundojnë zbatimin e ERA 1.
Ai theksoi se me MSA janë shumë vonë dhe duhet të zbatohet. Haradinaj tha se ka ngecje në zbatimi e MSA-së dhe kjo pengon aplikimin për statusin e kandidatit.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se në këtë takim theksuan rëndësinë e zbatimit të ERA-s.

Ajo theksoi se kanë kërkuar nga ministrat zbatimin e ERA-s deri në fund të shtatorit dhe janë në rrugë të mirë për këtë. Hoxha tha se në mbledhjen e sotme ka qenë fokus edhe rritja e përqindjes së zbatimit të MSA-së.