Haradinaj: Nga Kosova nuk mund të marrin as me Zajdenicë, as me Demarkacion

E publikuar: 05/01/2016 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në takimin që po mbajnë më të rinjtë e partive opozitare ka thënë se askush nuk mund të merr asgjë prej Kosovës që ende nuk është krijuar.

Ai i ka pyetur ndërkombëtarët se pse duhet të ndodh kjo gjë.

“Ne i respektojmë miqtë, por pse me marr nga Kosova që ende nuk është krijuar që të rehatohet Serbia e Mali i Zi, nuk mund të marrin prej Kosovës as me Zajednicën as me Demarkacionin”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Ata që e bjënë këtë janë kriminel”.