Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Gjilani ka dhënë sot një mesazh të qartë politik kundër stagnimit, mashtrimeve dhe pushtetit pa vizion. Ai theksoi se revolta qytetare po shndërrohet në shpresë dhe vendosmëri për ndryshim, me Aleancën në krah.
Sipas Haradinajt, mbështetja e fuqishme e qytetarëve të Gjilanit ndaj vizionit të AAK-së u dëshmua edhe në tubimin e mbajtur, duke treguar se qyteti është i vendosur për ndryshim.


















