Kreu i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmue për Televizionin Rrokum se protesta e opozitës, fillon qysh nga nesër për me kulmue me 27 Fror.
Ai shpreson se moszgjedhja e Thaçit President asht zgjidhja e krizës që e ka kap vendin.
E prandaj, kreu i AAK’s asht i sigurtë se vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme.
Haradinaj thotë se ka mundësi të mëdhaja që në zgjedhjet e ardhshme, 3 partitë opozitare me shkue me nji listë të përbashkët.
Mirëpo, se a ka me qenë Haradinaj kandidati për Kryeministër i kësaj liste, ai përgjigjet kështu.