Haradinaj: Nëse nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje

E publikuar: 10/11/2020 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vazhdon oferta e partisë së tij për president të vendit.

Ai ka thënë se oferta e tij është serioze dhe pret nga partnerët e koalicionit që ta marrin seriozisht.

Në të kundërtën ai ka thënë se nëse nuk zgjidhet president vendi do të shkojë në zgjedhje.

Megjithatë ai e pranon se për të siguruar këtë post duhen 2 të tretat e votave të deputetëve, gjë që e sheh të vështirë.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në Rubikon në Klan Kosovë.