Haradinaj në veri të Kosovës, konsolidon radhët e AAK-së atje

E publikuar: 21/06/2015 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përmbyllur sot me sukses proceset zgjedhore në degët në Mitrovicë të Jugut dhe në Mitrovicën e Veriut.

Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues të degës, u zgjodh edhe kryetari i degës së AAK-së në Mitrovicën e Jugut, Esat Peci, magjistër i shkencave të gjeologjisë.

Kryetari Peci pas marrjes së besimit nga ana e Këshillit Drejtues, delegatët e Kuvendit i ka përshëndetur dhe falënderuar për besimin. Ai u zotua se do të vazhdojë me punë në forcimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Aleancës në Mitrovicë.

Kuvendin e ka përshëndetur edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ua ka përcjellë mirënjohjen për punën e palodhshme strukturave të AAK-së në Mitrovicë, dhe mbështetjen e tij dhe të Kryesisë së AAK-së për punën e kësaj dege. Gjendja e rëndë ekonomike, korrupsioni, moszbatimi i ligjit dhe shumë arsye të tjera janë tregues i gjendjes së rëndë në Kosovë, si dhe tregues i qartë për nevojën e ndryshimit të qeverisjes në vend, ka thenë mes tjerash Kryetari Haradinaj.

Po sot kuvendin zgjedhor e ka zhvilluar edhe Dega e AAK-së në Mitrovicën e Veriut, ku nga besimin për të udhëheqë me degë edhe në mandatin vijues e ka marrë Gëzim Alushi.

Kuvendin e ka përshëndetur edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Aleanca do të punojë me përkushtim edhe më të madh për integrimin e veriut në kuadër të institucioneve dhe të vendit.

Veriu i Kosovës është po aq i paprekshëm sa edhe secila pjesë tjetër e vendit, dhe institucionet tona duhet të kenë përgjegjësi të shtuar për veriun, ka thënë Haradinaj.