Haradinaj në takim me ambasadorin e Bullgarisë, flasin për formimin e Qeverisë

E publikuar: 23/06/2017 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve me ambasador të huaj, sot është takuar edhe me atë të Bullgarisë.

Edhe me këtë diplomat, ai ka diskutuar me rreth formimit të Qeverisë.
“Sot prita në takim ambasadorin e Bullgarisë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, me të cilin bisedova për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona si dhe rrjedhën e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja në vend.
Kosova do të jetë e përkushtuar për realizmin e agjendës evropiane dhe obligimeve që dalin nga MSA-ja dhe në këtë rrugëtim përkrahja e Bullgarisë dhe roli i saj është i rëndësishëm”, është shprehur ai.