(E plotësuar) Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbërrtir në Tiranë, prej ku ka kritikuar rëndë kreun e shtetit Atifete Jahjaga e kryeministrin Isa Mustafa për deklaratat dhe veprimet e tyre në lidhje me situatën në të cilën ai është gjendur.
Haradinaj ka kritikuar Jahjagën për falënderimin e saj drejtuar Sllovendisë, për lirimin e Haradinajt.
“Nëse ka diçka personale për ta falënderuar le ta falënderoj por jo për mua. Sepse çfarë kanë pasur të më bëjnë, unë jam i vendit tim”, ka thënë Haradinaj, përcjell Koha.net.
Ai ka kritikuar edhe qasjen e Mustafën.
“E kam konsideruar gabim deklaratën e Mustafës që ka thënë se është bërë në bazë të ligjit. Nëse për të është ligj urdhërarresti i serbisë dhe Cërna Gorës, atëherë le të shkoj ehde ai atje”, ka thënë Haradinaj për mediat që kishin dalur ta presin. “Ligj ka qenë kur unë i jam përgjigjur dy herë Hagës dhe e kam kryer obligimin”, ka shtuar ai.
Ramush Haradinaj aterroi në Rinas
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka aterruar në Rinas, në 00:14, sipas faqes zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Atje po e presin disa prej bashkëpartiakëve që do të nisen menjëherë drejt Kosovës, që me një llogaritje të thjeshtë i bie të mbërrij në Kosovë, rreth orës 04:00.
Haradinaj u mbajt për 48 orë nga autoritetet sllovene gjatë kthimit nga Berlini për në Prishtinë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
/express/