Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK-në ka thënë se opozita nuk po kërkon dhunë e as përshkallëzim të situatës në Kuvend, por vetëm anulimin e marrëveshjeve të Brukselit.
I pyetur se a është rrezikuar jeta e deputetëve në seancës e së premtes, Haradinaj ka thënë se duhet pyetur pse po rrezikohet.
“Pse po rrezikohet, sepse dikush po kërkon me u ndalë ‘’Zajednica’’, e ai për me mbrojt këtë po ndez konflikt”, ka thënë Haradinaj.
Në seancën e së premtes Haradinaj është parë tek pinte raki në sallën e Kuvendit, i pyetur se çfarë ishte duke pirë ai ka thënë se ka pirë çfarë ka dashur.
“Kam pirë çfarë mu ka tekë”, tha Haradinaj, duke shtuar se propozimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli për tu bërë testin e alkoolit deputetëve është i mirëseardhur.