Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka mbetur i habitur me vendimin e Gjykatës për shpalljen të pafajshëm të Radovan Radiq dhe Millovan Vllaskoviq, të cilët ishin akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pa i ditur detajet se çka në të vërtetë posedonte prokuroria, vet arrestimi dhe gjykimi i serbëve dhe në fund lirimi i tyre, dëshmon se në Kosovë vështirë të besohet se do të ketë drejtësi për qytetarët, pasi ndëshkohet viktima e jo vrasësit.
Lexoni postimin e plotë:
Pa i ditur detajet se çka në të vërtetë posedonte prokuroria, vet arrestimi dhe gjykimi i serbëve dhe në fund lirimi i tyre, dëshmon se në Kosovë vështirë të besohet se do të ketë drejtësi për qytetarët, pasi ndëshkohet viktima e jo vrasësit.
Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare nuk do të krijon ndonjë gjyq për Heroin e Kosovës Enver Zymberi, kjo është deshmia e drejtesisë së musafirëve të ftuar nga ne.
Megjithatë Enver Zymberi do të mbetet përjetësisht njeri i madh i këtij vendi pa Zot.