Haradinaj në Karaçevë: Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët

E publikuar: 08/08/2020 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka vizituar Karaçevën, pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët.

Ky është postimi i plotë:

Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.

Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.

Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla. RH