Haradinaj: Ne do të festojmë duke protestuar e ata duke mashtruar

13.02.2016 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj: Ne do të festojmë duke protestuar e ata duke mashtruar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në tubimet me struktura dhe aktivistë në Ferizaj dhe në Gjilan, ka përsëritur domosdonë e kundërshtimit qytetar të qeverisjes së keqe në vend. Ai ka thënë se dallimi në këtë 17 Shkurt, është se opozita feston duke protestuar, ndërkaq qeveria feston duke mashtruar, thuhet në njoftim të lëshuar për medie nga AAK.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën e brezave deri te pavarësia e Kosovës, por sot nuk jemi mirë dhe sa herë nuk kemi qenë mirë, ne kemi ditur t’i themi jo një gjendjeje te keqe. Ne sot jemi të zhgenjyer për mungesën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe keqqeverisje”, ka thënë Haradinaj.

Ne sot jemi të pakënaqur me degradimin e vazhdueshëm të shtetit, ndërkaq qeveria po mundohet të fshihet pas dështimeve të mëdha dhe humbjes së kredibilitetit institucional edhe në ditën e pavarësisë, duke kërkuar prej nesh që të mos e prishim imazhin e shtetit në ditë feste.

Por imazhi i shtetit nuk prishet, pse qytetarët e vendit e ngrisin zërin kundër shkeljes së kushtetutës, kundër rrezikimit të sovranitetit e të integritetit, kundër krimit e korrupsionit; me një fjalë kundër degradimit të skajshëm, që kjo qeveri po i bën shtetit. Me këtë protestë, qytetare e paqësore, ne vetëm po i ndihmojmë imazhit të shtetit, duke e dërguar mesazhin e një shoqërie dinamike dhe të përgjegjshme, e cila din t’i thotë të mirës PO e të keqës JO, ka thënë ai, përfundon njoftimi i AAK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara