Haradinaj në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Model edhe për vendet e rajonit

E publikuar: 06/09/2023 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës është institucion model edhe për vendet e rajonit, në 24 vjetorin e themelimit.

“Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit, ata vazhdojnë të jenë shembull i integritetit dhe profesionalizmit në shërbim të komunitetit”.

“Policia jonë, me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti duhet ta ketë prioritet ofrimin e kushteve të favorshme, në raport me kompleksitetin e detyrave që kryejnë”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu shtoi se është mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë, për shërbimin ndaj Atdheut, kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës.